Nesër takohen Gruevski dhe Thaçi

Kryeministri Nikola Gruevski dhe kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi, do të takohen kokë më kokë nesër në hapësirat e Qeverisë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja maqedonase “Dnevnik”, duke u thirrur në burime pranë PDSH-së, transmeton Zhurnal.
Sipas informacioneve që disponon gazeta, takimi do të realizohet në orët e pasdites, ndërsa temë diskutimi pritet të jetë situata politike, proceset integruese dhe zgjedhjet lokale.
Nuk dihen nëse takimi lidhet me pakon e nismave që i ka ndërmarrë Qeveria, pas vizitës së komesionerit për Zgjerim, Shtefan Fyle.
Takimi Gruevski-Thaçi realizohet pas pesë vitesh ndërprerje të kontakteve zyrtare mes dy partnerëve të dikurshëm. /Indeksonline/