Zyra e OKB në Tiranë akordon 270 mijë dollarë për përmbytjet

Tiranë, 11 janar, NOA Plot 270 mijë dollarë është
ndihma e akorduar nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë për
banorët e përmbytur në qarkun e Shkodrës. Lajmi është bërë me dijeni nga koordinatorja
e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Turkoz Cosslett, sipas
të cilës kjo zyrë po ndjek me vëmendje situatën e krijuar, ndërsa ka shprehur
shqetësimin e saj për banorët e prekur.
Ky financim është vënë në dispozicion nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e
Çështjeve Humanitare (OCHA), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
(UNDP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), thuhet në
deklaratën e zyrës së OKB-së në Shqipëri.
Bëhet me dijeni ndër të tjera se ky kontribut
do të jetë në dispozicion si grante të holla emergjente për familjet e prekura
nga përmbytjet, si dhe të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar
operacionin e saj të jashtëzakonshme në ditët dhe javët e ardhshme.
n.e/NOA