E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Energjetikës: Situata e përmbytjeve sot rezulton më e përmirësuar

Tiranë, 11 janar, NOA Situata e rëndë e
shkaktuar nga përmbytjet në veri të vendit rezulton të jetë më e përmirësuar
ditën e sotme.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të
ministrisë së Energjetikës, sipas të cilëve, është ulur me gati 200 m3/sekondë
niveli i prurjeve në të gjitha kaskadat e hidrocentraleve.

Të dhënat që raportohen prej tyre flasin për
një nivel prurjesh prej rreth 500 m3/sek në kaskadën e Fierzës dhe më pak në atë
të Ulzës dhe Komanit.

Ndërkaq, METE bën me dijeni se të tjerë
ekspertë vijnë sot nga Italia për të dhënë konsulencën e tyre mbi situatën e rënduar
hidrike në vend, shkaktuar nga përmbytjet pas hapjes së portave të
hidrocentraleve.

Sikundër thuhet se forca e Sigurisë së Kosovës
ka dërguar sot në Shqipëri një njësi shtesë për të mbështetur autoritetet në
përballjen e gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Dërgimi i trupave shtesë pasoi kërkesën e
djeshme te qeverisë së Kosovës, e cila ndau po ashtu një ndihmë fillestare prej
200 mijë eurosh për të mbështetur Tiranën zyrtare.

n.e/NOA 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›