Zyra e Punës demaskon ministrinë: Papunësia në Tiranë është rritur

Ministria e Punës reklamon çdo vit uljen e papunësisë, shifrat e zyrës së punës "flasin" ndryshe
Qindra të papunë mblidhen çdo ditë pranë Ushtarit të Panjohur, pranë simbolit të varfërisë, me shpresë për të siguruar kafshatën e fëmijëve. Viti 2009, në krahasim me vitin e shkuar, ka startuar me një rritje të vrullshme të numrit të punëkërkuesve në kryeqytetet. Papunësia, ka qenë dhe mbetet ende një ndër problemet më të mprehta shkatërruese që po vuan shoqëria jonë prej dy dekadash në tranzicion. Evoluimi i këtij fenomeni rrënues dhe varfërues social, vihet re jo vetëm nga numri i të papunëve në kryeqytet, të cilët grumbullohen çdo ditë rreth Ushtarit të Panjohur, por këtë e vërtetojnë statistikat nga Drejtoria e Punësimit Tiranë. Shumë qytetarë të thjeshtë të kryeqytetit, dalin çdo mëngjes pranë Ushtarit të Panjohur me shpresë për të punuar, për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët. Numri i tyre rritet dita-ditës dhe pjesa më e madhe kthehen në shtëpi me bukën në dorë që kishin marrë me vete për ta ngrënë. Ky realitet është i përceptueshëm për të gjithë vetëm pak metra larg Parlamentit. Burime zyrtare nga zyra e Statistikave të Drejtorisë së Punësimit Tiranë theksuan për gazetën SOT, se numri i të riregjistruarve si të papunë, vetëm brenda vitit 2008 është rritur nga 12 522 në 13 357. Të njëjta burime pohuan se vetëm për muajin janar të 2009, janë shtuar edhe 251 të papunë, nga 13 106 që ishin në fillim, në 13 357 në fund të këtij muaji. Në vitin 2007, numri i personave të trajtuar me pagesë papunësie në kryeqytet ka qenë 1614; numri i të papunëve të trajtuar me ndihmë ekonomike ka qenë 8 722; numri i të papunëve të tjerë me librezë papunësie ka qenë 2 186. Gjatë vitit 2008, numri i të papunëve të trajtuar me pagesë papunësie në krahasim me 2007, është ulur nga 1 614 në 1 384, ashtu dhe numri i të papunëve të trajtuar me ndihmë ekonomike nga 8 722 në 7 377, duke u rritur numri i t papunëve pa asnjë lloj ndihme nga shteti, i cili arrin shifrën 4 328. Ndërsa në vitin 2009, numri i qytetarëve të trajtuar me pagesën e papunësisë është 1473, me ndihmë ekonomike 7 467, kurse numri i të papunëve pa pagesë papunësie dhe pa ndihmë ekonomike është 4 595, bënë të ditur burime nga zyra e Statistikës të Drejtorisë së Punësimit Tiranë. Megjithatë, shifrat flasin vetëm për të papunët në kryeqytet që janë regjistruar në Drejtorinë e Punësimit Tiranë, sepse numri i të papunëve të paregjistruar është shumë herë më i madh se i atyre të regjistruar si të papunë. Në kategorinë e të papunëve të paregjistruar përfshihen pjesa më e madhe e personave, të cilët dalin te Ushtari i Panjohur apo nëpër kryqëzime të tjera, studentë të cilët mbarojnë studimet etj. Kjo kategori, përgjithësisht nuk ka besimin dhe informacionin e duhur për shërbimin e Drejtorisë së Punësimit. Siç e pamë nga statistikat e sipërcituar, numri i të papunëve ka ardhur duke u rritur në mënyrë të njëtrajtshme, kurse numri i të papunëve të trajtuar me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie ka ardhur duke u zvogëluar. Ndërkaq, të njëjtat burime shpjegojnë se numri i të papunëve të trajtuar me ndihmë ekonomike është zvogëluar, për arsye se shtetit me anë të Zyrës së Nxitjes së Punësimit ka punësuar persona të kësaj kategorie. Nga ana tjetër është rritur numri i të papunëve që nuk trajtohen nga shteti as me pagesën e papunësisë dhe as me ndihmë ekonomike, dhe pse sipas vendimit Nr. 70, të Ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale, të gjithë personat, që për shkak të papunësisë dhe varfërisë, kanë të drejtë të kërkojnë dhe të përfitojnë nga programet shtetërore të mbështetjes në të ardhura. Ndërkaq, edhe ato persona që trajtohen nga shteti me ndihmë ekonomike, shuma e ndihmës ekonomie e dhënë nuk mjafton as për të bërë dokumentet për të fituar këtë ndihmë.
Shakatarët dhe pasojat e papunësisë
Shkaktare për rritjen e papunësisë në vend, pa dyshim është politika e gabuar, korrupsioni dhe paaftësia e shtetarëve. Shembullin me të shëmtuar të keqqeverisjes, nuk ka nevojë të na e tregojnë ndërkombëtarët, se atë e dëshmojnë më së miri kur qindra qytetarë mblidhen çdo ditë përreth Ushtarit të Panjohur, të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar dhe për të mbajtur fëmijët e tyre me bukë. Qeveria nuk ka punuar që shqiptarët të punojnë, ajo ka punuar për të shpunësuar ata që ishin në punë, ka punuar për mashtrime e fasada, për sharje dhe përçarje. Ushtari i Panjohur, është kthyer në simbolin e varfërisë dhe mjerimit, në simbolin e luftës për ekzistencë dhe ëndrrave për kafshatën e bukës. Papunësia shumë herë më e lartë se sa niveli i vendeve Evropiane, ka sakatuar në vendin tonë, rritjen e krimeve kundër personit, vjedhjeve dhe rritjen e dhunës kolektive në vend.
Papunësia dhe depresioni kolektiv
Ky tranzicion i stërgjatë dhe me mungesë të theksuar punësimi ka prodhuar dhe vazhdon ende të prodhojë, realitete barbare, plot konflikte me forma dhunë, duke krijuar një simptomë të rëndë depresioni kolektiv. Më shqetësues është fakti, se shoqëria nuk po i gjen mjetet e duhura për të reaguar ndaj kësaj situate, duke lënë të mbizotërojë sërish padrejtësitë dhe politikbërësit e vjetër. Ky realitet i papranueshëm ka prekur drejtpërsëdrejti shëndetin fizik, psikik, moral dhe shpirtëror, jo vetëm të papunëve por të çdo qytetari në Shqipëri. Kjo patologji sociale mban emrin papunësi, dhe po shtohet gjithnjë e më shumë kohët e fundit.