Berisha: Rama ka përhapur kancerin e korrupsionit

Kryebashkiaku i Tiranws po mban peng zhvillimin e qytetit
Kryeministri Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe planin rregullues të kryeqytetit. Gjatë ceremonisë së zhvilluar nga ALUIZN- i, ku filloi dhënia e tatimeve për zonat informale, kreu i qeverisë tha se kryebashkiaku i Tiranës, u dha hapësira publike miqve dhe qarqeve të tij klientelistë dhe ka toleruar me dashje informalitetin duke përhapur kancerin e korrupsionit me lejet e ndërtimit, të cilat i ka përdorur si plaçkë personale. Nuk ke gojë të flasësh kur mban peng qendrën, kur në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë ke toleruar dhe ke krijuar informalitetin dhe kjo vetëm për ta vjelë dhe për ta mjelë. Çfarë të pengonte të jepje lejen, çfarë të pengonte të regjistroje shtesën e pallatit me leje? Fenomeni ka vuajtur shumë edhe nga kanceri i korrupsionit tha Berisha. Duke vazhduar akuzat e tij ndaj kreut të Bashkisë, kryeministri Berisha ka veçuar mbajtjen peng nga Bashkia e Tiranës së 10 mijë apartamenteve. Mban peng qendrën, Tirana është modeli më i shëmtuar. Llokmat ndahen me klane të lidhura me kryetarin e Bashkisë. Një qytetari i duhen 355 ditë për një lejë ndërtimi. Rama mban peng Tiranën me planin rregullues, si ta kishte plaçkë personale dhe jo plan që ka të bëjë me jetën e çdo qytetari, me jetën shoqërore, ekonomike e të gjithanshme të qytetit, ka theksuar Berisha. Akuzat e drejtpërdrejta të kreut të qeverisë ndaj kundërshtarit të tij politik kanë vazhduar edhe më tej. "Në rast se do të listoheshin vendet për sa u përket ndërtimeve informale në raport me sipërfaqen dhe territorin, Shqipëria do të ishte e para. Përmasat e këtij fenomeni kanë krijuar probleme serioze urbanistike, ndaj zgjidhja e tij përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi", u shpreh Berisha, duke shtuar se "është ky fenomen që ka trefishuar qytetin e Tiranës, e cila për 40 vjet mbeti tek 200 mijë banorë, si dhe ka ridimensionuar qytetet më të mëdha të Shqipërisë".Tirana është një model i shëmtuar në këtë drejtim, pasi jo vetëm nuk u legalizuan shtesat e pallateve, por nuk është dorëzuar ende plani urbanistik i qytetit i financuar nga Banka Botërore, tha z. Berisha, i cili siguroi se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për ta vendosur Shqipërinë në ligj. "Është ky fenomen në ecurinë e tij që zvogëlon çdo ditë e më shumë Shqipërinë rurale dhe e shndërron atë në Shqipëri urbane, është ky fenomen që fuqizon potencialet e qyteteve tona. Është ky fenomen, që në këtë rast themelon Shqipërinë e shekullit XXI. Shqipëria erdhi në fundin e shekullit të kaluar si një vend me 60 -65 % popullsi rurale dhe një pjesë e madhe e saj në kushte mjerimi, u shpreh kreu i qeverisë. Gjatë fjalës së tij, në ceremoninë e zhvilluar nga ALUIZN- i, Berisha ka kritikuar edhe qëndrimin e Shoqatës së ndërtuesve përballë këtyre fakteve, duke thënë se ajo ka heshtur për planin rregullues të Tiranës pasi disa kompani ndërtimi janë pjesë e aferave me kryetarin e Bashkisë. Kryeministri u shpreh se situata në Tiranë është jashtëzakonisht e rëndë. "Kemi respekt për shoqatën e ndërtuesve, por nuk kemi parë të kërkojnë planin se shumë prej tyre janë të lidhur kokë e këmbë. Por ndërtuesit e tjerë duhet të ngrenë zërin dhe nuk duhet të pranojnë që për tre kompani të mbahet peng Plani Urbanistik i qytetit", tha Kryeministri Berisha. Kryeministri vlerësoi punën e ALUIZN-it , një institut i ri që siç u shpreh ai mori si mision që tu japë përgjigjen ligjore një prej problemeve më madhore të krijuara gjatë viteve të pluralizimit politik, problemin e ndërtimeve informale. Reforma e pronësisë, më e rëndësishmja në sistemin që ne po ndërtojmë, nisi nga niveli zero në një ambient zyrtar të trashëguar, jo miqësor ndaj këtij fenomeni dhe nisi në një kohë kur ky fenomen ishte i zhytur në një korrupsion të përmasave gjigande, përfundoi kreu i qeverisë.