E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e ambientit spitalor burim infeksioni në Sanatorium

Meqenëse në spitalin e Sanatoriumit po zhvillohen punime masive, është e pashmangshme ndotja e ambienteve spitalore ku ka të shtruar si nga mbeturinat e krijuara ashtu dhe nga pluhuri. Për vetë faktin se të shtruarit e këtij spitali vuajnë nga infeksionet e ndryshme në mushkëri, kjo ndotje është shumë e rrezikshme për natyrën e simptomës së tyre. Më të prekura nga ngarkimi me mikrobe mbi normën e lejuar janë sallat e kirurgjisë së mushkërive, të cilat kanë nevojë për një higjienë të lartë, sepse të operuarit janë në kontakte të drejtpërdrejta me mjedisin e jashtëm. Vetë mjekët pohuan se të dhënat e analizave mikrobiologjike të ambienteve ku bëhen ndërhyrje kirurgjikal në mushkëri, janë të ngarkuara me shumë baktere, të cilat kanë ardhur si rezultat i punimeve të fundit që po zhvillohen në këtë spital. Kjo situatë do të rëndojë me tepër në kurrizin e pacientëve duke shkaktuar krijim e infeksioneve të reja dhe duke rënduar me tej gjendjen shëndetësorë të tyre. Ndotja e ambienteve të spitalit të Sanatoriumit, shihet lehtësisht me sy të lirë nga çdo njëri prej nesh. Përreth spitalit janë krijuar një mal me mbeturina dhe aktualisht nuk është marrë asnjë masë nga shoqëria ndërtuese për pastrimin e tyre.  Situata. Në këtë mënyrë  bakteret e rrezikshme përhapen në dhomat, ku janë grumbulluar një pjese e mirë e pacienteve, të cilët kanë kryer operacione në mushkëri papara se të mbylleshin dhe të disifektoheshin sallat e operacionit. Ndërkaq, kjo ndotje e krijuar nga rikonstruksioni prek edhe pacientët që thjeshtë kurohen pa ndërhyrje kirurgjikale, sidomos kur ndotja e jashtme favorizohet me një numër të madh pacientësh në të njëjtën dhomë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›