Champions, Murinjo show: Më vjen keq për Apoelin
NIKOZIA- Nisin sot në mbrëmje çerekfinalet e Champions League, me Realin e Madridit që do të luajë në fushën e Apoel Nikozias dhe Benfikën që do të presë në shtëpi Çelsin. Për madrilenët e Zhoze Murinjos nuk mund të kishte short më me fat, duke qenë se përballë është një kundërshtar poshtë nivelit të tyre. Në prag të kësaj sfide, trajneri Zhoze Murinjo ka thyer heshtjen për shtyp të vendosur në Spanjë, pas ndeshjes me Vilarealin. Gazetarët kanë insistuar shumë që portugezi të tregonte shkaqet e heshtjes, ndërsa Murinjo u përgjigj: “Nuk kam asgjë për të justifikuar. Nuk jam unë përgjegjësi për gjithë këtë, madje as ai që e solli këtë situatë”. Referimi ka qenë padyshim tek arbitri Paradas Romero, që nxorri me karton të kuq Murinjon, ndihmësin Rui Faria, Serxhio Ramos dhe Mesut Ozil, në ndeshjen në “El Madrigal”.
APOELI
Pasi refuzoi të përgjigjet nëse kjo heshtje shtypi kompromentuar raportet mes tifozëve dhe skuadrës, Murinjo foli për ndeshjen e sotme në Champions, duke pranuar se Reali i tij është favorit për të kaluar më tej. “Nuk mund ta mohojmë se jemi ne favoritët, - tha Murinjo. – Nuk mund të krahasohet Apoeli me Realin e Madridit, por gjithsesi e respektojmë shumë këtë ekip. E kemi studiuar progresin e tyre, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë”. Sipas “Special One”, decizive për kualifikimin në gjysmëfinale do Altin Latifi të jetë ndeshja e kthimit në Spanjë. “Është e vështirë që kualifikimi të vendoset që nesër (sot), e pamë këtë edhe në ndeshjen ndaj CSKA Moskës. Është e qartë se ne do të provojmë të fitojmë, por sensacioni im është se në Qipro do të jetë një ndeshje e vështirë dhe se gjithçka do të vendoset në Bernabeu”, deklaroi më tej trajneri i Realit.
ELOZHET
Murinjo ka nënvizuar edhe arritjen e Apoel Nikozias deri në çerekfinale të Champions. “Kemi shumë për të mësuar prej tyre, - tha tekniku portugez. – Kanë një grup të madh, kjo është forca e tyre e vërtetë, më e madhe se cilësia e çdo futbollisti të veçantë. Ata impenjohen të gjithë për të mirën e skuadrës dhe e dinë se në futboll çdo gjë është e mundur. Ky është një leksion i madh që i japin botës, kështu që duhet ta respektojmë Apoelin. Ecuria e tyre në Champions ka qenë fantastike dhe e meriton të jetë deri këtu. Falënderoj ndërkohë edhe njerëzit e Qipros për mbështetjen ndaj skuadrës sonë”, shtoi Murinjo. Në fund, një koment edhe për arbitrat: “Uroj vetëm që në fund të ndeshjes të flitet më shumë për futbollistët, sesa për gjyqtarin. Për mua gjithsesi, arbitri nuk është fare problem”. QIPRIOTËT
Në Qipro, përballja me Realin duket si një shans për festë, pasi në fushën e tyre do të shkojë një prej ekipeve më të mirë të planetit. Kapiteni i Apoelit Konstantinos Karalambides, e ka mbajtur me vështirësi entuziazmin në prag të kësaj ndeshjeje. “Ëndërroj një stadium të gjithin verdhë e blu dhe të mbushur plot me tifozë të çmendur e të uritur për fitore”, deklaroi ai. Ndërkohë, portieri Urko Pardo, që në të shkuarën ka qenë edhe te Barcelona, ka thënë për “Marca”- n se dëshiron t’i bëjë një nder ish-skuadrës së tij. “Një pjesë e zemrës sime i përket Barcelonës, kështu që shpresoj vërtet të eliminojmë Realin e Madridit. Përderisa kemi arritur kaq larg, nuk mund të përjashtojmë asgjë”, tha Pardo.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)