Sherri për një femër në Berat, 2 në pranga, vranë 50-vjecarin
BERAT- Arrestohen dy autorët e vrasjes së djeshme në Berat. Policia e këtij qyteti bën të ditur se në orët e para të mëngjesit ka arrestuar dy vëllezërit Bedri dhe Besnik Ibrahimi, përkatësisht 44 dhe 48 vjec.
Dy autorët akuzohen se vranë Gëzim Protoduarin 50 vjec dhe plagosen dy djemtë e tij Sako dhe Eduart Protoduari, nga ajo që u mësua ditën e djeshme sherri mes autorëve, viktimës dhe të plagosurve ka ndodhur për një femër.
Të dy palët ishin ulur mbrëmjen e djeshme për sqarimin e situatës, e cila ka precipituar jashtë lokalit me përdorim të mjeteve të forta dhe thikave. Dyshohet që dhuna të ketë nisur nga viktima, i cili më pas është masakruar me thikë nga Besnik Ibrahimi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)