E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyra për shtyp e kryeministrisë: Berisha në gjendje të mirë shëndetësore

“Kryeminstri Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe uron dhe njehere të gjithë shqiptarëve Gezuar Festen”. Ky konfirmim vjen nga zyra e kryeministrisë ku në një njoftim për mediat shpjegohet qartë se gjendja shëndetësore e kryeministrit është përmirsuar dhe ishte thjesht pasojë e një viroze për të cilën ai po mjekohej prej ditësh.


“Sot ne mbremje kryeministri Berisha pati nje gjendje lodhjeje ne perfudim te fjales se tij me rastin e 21 vjetorit te PD. Pas nje konsulte mjekesore u konstatua nje gjendje lipotimie(debolese), e lidhur me nje viroze per te cilen kryeministri eshte mjekuar gjate
diteve te fundit. Konsulta mjeksore tregoi parametra normale dhe gjendje te stabilizuar.

Kryeminstri Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe para largimit nga pallati I kongreseve konsumoi nje kafe me miq dhe te ftuar. dhe me pas u kthye ne apartamentin e tij”.

Ndërkohë Kryeministri Berisha shpreh mirenjohje te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te PD, miqve dhe te ftuarve ne pervjetorin e krijimit te PD, per interesimin e treguar dhe uron dhe njehere Gezuar Festen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›