Rama: Zgjedhja e Avokatit të Popullit, e vështirë
Ka përfunduar pas orëve të tëra diskutime, dëgjesa për kandidatët që synojnë postin e Avokatit të Populli. Kjo është pohuar nga ana e vetë kreut të PS-së, Edi Rama, që ka thënë se zgjedhja do të jetë e vështirë, duke qenë se të gjithë kandidatët janë të përgatitur.
Mbaroi dëgjesa publike. Shumica e kandidatëve ishin shumë të përgatitur. Komisioni ka punë të vështirë për zgjedhjen më të mirë,- shkruan Rama në Twitter.
Kandidatët për Avokatin e Popullit
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj