E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra serbe reagon për shitjen e PTK-së!

E ashtuquajtura “zyre për Kosovën”, ka reguar lidhur me shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Siç thuhet nga “organet jolegale” të Kosovës, Telekomi SHA është shoqëri aksionare me kapital shtetëror të Serbisë dhe aksionerëve të vegjël. Sipas kësaj zyre, me këtë shitje është “shkelur” e drejta e pronës shtetërore të Serbisë dhe e pronës private.

E ashtuquajtura “zyre për Kosovën” gjithashtu thotë se për këtë “uzurpim jolegal të pronës shtetërore dhe private” do të informojë opinionin ndërkombëtar dhe të gjithë faktorët relevantë të komunitetit ndërkombëtar, duke ua “tërhequr vërejtjen” organeve “jolegale” të mos shesin “pronën huaj”, sepse sipas tyre, “personat pëgjegjës do të bartin pasoja serioze juridike”, thuhet mes tjerash në një komunikatë kësaj zyre që nuk është nënshkruar, por me gjasë është nga strukturat ilegale të veriut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›