Shperblimet edhe pas Vitit te Ri
Instituti i Sigurimeve Shoqerore ne bashkepunim me Posten Shqiptare ka marre te gjitha masat qe shperblimi i pensionisteve te filloje te shperndahet duke filluar qe nga dita e sotme dhe deri ne daten 30 dhjetor 2007, ne te gjitha qendrat paguese ne te gjithe vendin.
Per kete qellim eshte hartuar nje grafik i shperndarjes se ketij shperblimi. Sipas ketij grafiku, deri ne oren 13.00 do te marrin pensionin e muajit dhjetor dhe shperblimin te gjithe pensionistet qe kane daten e marrjes se pensionit ne kete date dhe pas ores 13.00, do te marrin shperblimin personat qe e kane marre pensionin gjate muajit. Pra, me kete grafik do te punohet per perfundimin e shperndarjes se shperblimit prej 5000 lekesh deri ne fund te muajit dhjetor 2007. Instituti i Sigurimeve Shoqerore thekson edhe njehere, se asnje pensionist nuk duhet te shqetesohet, pasi kete shperblim, si ne rastin e shperblimit te vitit te kaluar, kane te drejte qe ta marrin edhe pas Vitit te Ri. Kete shperblim do ta perfitojne te gjithe personat qe marrin pension pleqerie, invaliditeti, familjar, pensione te posacem, shperblim si veterane te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare kur nuk perfitojne pension tjeter, trajtim te vecante si punonjes te nentokes dhe industrise ushtarake. Fondi i vene ne dispozicion per kete qellim nga Ministria e Financave eshte ne masen e 2.715 miliarde lekeve, ose rreth 32 milione dollare dhe numri i perfituesve arrin ne 536 674. Sipas nendrejtorit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Astrit Hado, ne drejtim te buxheteve familjare nga ana e ISSH-se jane transferuar 8.1 miliarde leke, ose rreth 97 milione dollare me shume se ne vitin 2006. Kjo shume eshte transferuar ne muajin janar, kur te ardhurat e pensionisteve te fshatit per pensionet e plota u bene 5000 leke. E dyta, me rritjen 5 per qind te te gjithe te pensioneve te shtetit dhe 10 per qind te pensioneve te fshatit ne muajin korrik dhe per shperblimin e festave te fundvitit.
Grafiku i shperndarjes se shperblimit:
Ne daten 21 dhjetor do te shperndahet shperblimi per pensionistet qe kane daten e marrjes se pensionit ne kete date.
Ne daten 22 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 1, 2 dhe 3 dhjetor.
Ne daten 23 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 4, 5 dhe 6 dhjetor.
Ne daten 24 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 7, 8 dhe 9 dhjetor.
Ne daten 25 dhjetor, pushim - festa e Krishtlindjeve.
Ne daten 26 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 10, 11 dhe 12 dhjetor.
Ne daten 27 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 13 dhe 14 dhjetor.
Ne daten 28 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 15 dhe 16 dhjetor.
Ne daten 29 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 17 dhe 18 dhjetor.
Ne daten 30 dhjetor do te marrin shperblimin pensionistet qe kane marre pensionin mujor ne datat 19 dhe 20 dhjetor.
Kamatevonesat deri ne fund te vitit
Te gjithe kontribuuesit qe kane sigurime shoqerore te papaguara, duhet te paguajne detyrimet e tyre deri ne daten 31. 12. 2007.