E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa e BE Kosove-Serbi ti rikthehen dialogut

Bashkimi Evropian pret që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë në javët e ardhshme, ka deklaruar në Bruksel, Maja Kocijancic, zëdhënëse e komisioneres së lartë për Politikë të Jashtme, Kethrin Ashton. Sipas saj, dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve praktike. Brukseli ka ndërmjetësuar deri tani gjashtë raunde bisedimesh teknike, Prishtinë-Beograd, ku janë prodhuar edhe disa marrëveshje.

Aktualisht, dialogu është ndërprerë për shkak të përplasjejeve mes serbëve të veriut të Kosovës dhe trupave të KFOR-it që kërkuan largimin e barrikadave nga rrugët.

Një gjë e tillë ka vënë në rrezik progresin e deritanishëm ndërkohë që nuk ka një datë të saktë të rinisjes së bisedimeve. “Përfaqësuesi i BE-së, Robert Kuper ka marrë sinjale pozitive edhe njëra palë dhe pala tjetër. Po punohet që të vijë sa më parë deri te dialogu dhe jemi optimist”, ka thënë Kocijançic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›