E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazzarri beson në Scudetto

Nga Express më 10 prill 2011 në ora 11:32

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, beson se skuadra e tij ka mundësi të shkëlqyer për të fituar Scudetton. Partenopei aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Serie A, vetëm tri pikë më pak se kryesuesi, Milan. Duke pasur parasysh rezultatet e befasishme deri më tani gjatë këtij sezoni, Mazzarri thotë se ekipi i tij nuk ka një kufi rreth asaj se çka mund të arrijë këtë edicion. “Ne kemi tejkaluar të gjitha parashikimet dhe gjithçka mund të ndodhë,” tha Mazarri gjatë emisionit televiziv Chaimbretti Night.

“Ne do të mundohemi të shkojmë së më larg që është e mundur e pastaj të shohim se ku jemi në fund të sezonit. Krejt kjo që kemi bërë deri më tani nuk është vetëm meritë e trajnerit, pasi kur ka vite si ky do të thotë se të gjithë në çdo fushë të klubit janë duke punuar së bashku dhe japin maksimumin e tyre”, shtoi me modesti 49 vjeçari. Mazzarri do të shpresojë të udhëheqë Napolin drejt triumfit të parë në kampionatin italian pas më tepër se 20 viteve dhe shtatë ndeshje para përfundimit të Serie A, ai duhet të kompensojë disavantazhin ndaj Rossonerëve. Napoli viziton Bolognan të dielën, me shpresë të përforcojë kandidaturën për Scudetto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›