E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Arsenalit kritikon tifozët

Nga Express më 10 prill 2011 në ora 11:31

Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka përshkruar besimin e tifozëve të klubit si “njerëz budallenj” dhe shprehu përkrahjen e tij të plotë për menaxherin Arsene Wenger, pavarësisht pakënaqësive nga përkrahësit e Topxhinjve.

Wenger mbrojti filozofinë e tij, futbollistët dhe rolin e tij në klub gjatë një konference për shtyp të premten, kur iu adresua një komunikate të tifozëve të Arsenalit që shprehu “dëshpërimin” rreth dështimit të skuadrës për të fituar një titull këtë sezon.

Strategu francez tha se përfundimi në pozitën e dytë në Premierligë këtë sezon do të ishte sukses, duke pasur parasysh investimet e mëdha të bëra nga rivalët e tjerë dhe shtoi se kualifikimi i vazhdueshëm për në Ligën e Kampionëve nuk duhet të injorohet. Ndërsa Hill-Wood ka thënë se bordi i klubit përkrah menaxherin, ndërsa kritikoi tifozët për pakënaqësinë e tyre ndaj Wengerit.

“Ne jemi 100 për qind me të. Ai ishte një qëndrim i rrezikshëm, por ju siguroj se asnjëherë nuk është vënë në dyshim përkrahja jonë ndaj tij. Thjesht nuk mund të besoj se ai do të reagojë ndaj atyre komenteve të bëra nga këta njerëz budallenj. Ata duhet të jenë tifozë, por në fakt na bëjnë shumë dëm”, tha Hill-Wood për Daily Star.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›