E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Interi kompleton blerjen e Guarin

Interi ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Portos, Fredy Guarin, ka bërë të ditur klubi portugez në faqen zyrtare.

Kolumbiani i bashkohet Interit në baza permanente pasi arriti që të impresionojë në disa ndeshje të luajtura në formë huazimi, pavarësisht faktit se ishte i dëmtuar.

“Marrëveshja me Interin është kompletuar për një shumë prej 11 milionë eurosh”, shkruan në komunikatën e klubit portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›