Zyrtare: Johansson dhe Penn, të dashur
Nga Express më 14 prill 2011 në ora 10:23
Tashmë është zyrtare! Scarlett Johansson dhe Sean Penn janë në lidhje.
Dy aktorët e famshëm kanë qenë bashkë në një darkë të organizuar nga ana Emirit të Katarit në Los Anxhelos, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje mes tyre.
Aktorja 26-vjeçare ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti Ryan Reynolds, pas dy viteve martesë, përderisa në mëngjesin e ditës së mërkurë u tha se ajo është shtatzënë.