Zyrtare, Juventusi kërkon heqjen e titullit të 2006
TORINO- Tashmë është zyrtare: Juventusi kërkon revokimin e titullit kampion të vitit 2006, që i është dhënë Interit. Mbledhja e sotme e Këshillit Administrativ të klubit bardhezi ka nxjerrë edhe një deklaratë ku kërkohet që në bazë të përgjimeve të reja, të prishet vendimi i vitit 2006 i marrë nga Guido Rosi, ish-komisar i jashtëzakonshëm i Federatës Italiane. Juventusi ka kërkuar trajtim të barabartë për këtë çështje. “Zbulimet e reja në Gjykatën e Napolit tregojnë ekzistencën e një rrjeti kontaktesh mes drejtuesve të klubit që mori trofeun dhe punonjësve të sektorit të arbitrave, - thuhet në komunikatë.
Pikërisht për këto kontakte, Prokuroria Sportive akuzoi Juventusin, të cilit më pas iu hoqën titujt e 2005 dhe 2006”. Përgjimet e reja të nxjerra në Gjykatën e Napolit nga avokatët e Luçiano Moxhit kanë treguar se edhe drejtues të Interit, më saktë ish-presidenti Xhaçinto Faketi, flisnin me dizenjatorët e arbitrave, duke iu kërkuar “ndere”. Në korrikun e vitit 2006, pas presionit edhe të UEFA-s që donte të dinte skuadrën kampione të Italisë Kupat e Evropës, komisari i jashtëzakonshëm i Federatës në atë kohë, Guido Rosi, vendosi heqjen e titullit skuadrës bardhezi dhe dhënien atë Interit. Një titull që u quajt i ndershmërisë nga presidenti Masimo Morati, por që gjithnjë ka sjellë akuza dhe një konflikt gjithnjë e më të madh mes Juventusit dhe Interit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)