E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simons: Mali i Zi shteti i ardhshëm anëtar i NATO-s

PODGORICë- Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe partneritetit, Robert Simons vlerësoi sot se Mali i Zi do ishte shteti i parë i ardhshëm që do të anëtarësohej në Aleancën e Atlantikut Verior.

''Mali i Zi është lider në procesin e integrimit euroatlantik në rajon dhe do të jetë anëtari i parë i ardhsëhm që do të hyjë në Aleancë. Për shkak se Maqedonia ka probleme me emrin dhe për momentin mbetet jashtë NATO-s, Mali i Zi mund t'i çojë edhe fqinjët e vet në këtë rrugë", deklaroi Simons për gazetën "Pobjeda".
Ai shtoi se është "shumë me rëndësi që Mali i Zi të vazhdojë me reformat''.

Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s theksoi se Aleanca, në dallim nga Bashkimi Ebropian, nuk është e lodhur nga zgjerimi.
"Me rëndësi është që të gjitha shtetet ballkanike të bëhen sa më shpejt anëtare të NATO-s dhe BE-së që të shmangen tensionet në të ardhmen", shtoi Simons.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›