E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shqiptarët në protestë, kundër diskriminimit

SHKUP- Shqiptarët protestë në Shkup. Me brohoritje “Liri, barazi dhe drejtësi” ka nisur protesta e tyre masive, me sllogane, flamujt dhe pankarta kanë nisur një marshim në drejtim të Parlamentit, e më pas duke kanë vazhduar tek godina e Qeverisë, duke u rikthyer në vendin e fillimit të protestave para gjykatave, raporton agjencia e lajmeve INA.

Në protestë marrin pjesë rreth 40 shoqata joqeveritare shqiptare, të cilët theksuan se po shprehin politikën qeveritare diskriminuese antishqiptare.

Protesta u mbështet nga deputetët e Demokracisë së Re, Flora Kadriu, Abedin Zymberi dhe Sulejman Rushiti. Turmat e protestuesve u ndoqën nga forca të shumta të policisë, ndërkohë organizatorët kanë angazhuar rreth 200 aktivistë që do të përkujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Në letrën që u lexua para Parlamentit, protestuesit do të kërkojnë ndërprerjen urgjente të gjykimit të rasteve të Hagës, si dhe lirimin e të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit, por njëkohësisht kërkohet edhe ndërprerja e realizimit të projektit “Shkupi 2014”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›