Van der Sar del nga terapia intensive: Faleminderit të gjithëve

Edwin Van der Sar është larguar nga kujdesi intensiv. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me një mesazh në rrjetet e tij sociale, 11 ditë pas hemoragjisë cerebrale që e kishte goditur gjatë pushimeve në Kroaci: “Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e mbështetjes, – fjalët e drejtuesit të Ajax-it, i cili ka postuar një foto në shoqërinë e gruas së tij Annemarie – Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se nuk jam më në reanimacion. Megjithatë, jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën e ardhshme dhe të bëj hapin tjetër në rehabilitimin tim”.
Ish-portieri, ndër të tjera, i Juventusit dhe Mançester Junajtid u shtrua fillimisht në një spital në Split, para se të transferohej në Holandë pas rreth një jave. Kushtet e tij janë cilësuar gjithmonë si të qëndrueshme dhe jeta e tij nuk ka qenë asnjëherë në rrezik.