E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulimi i Iscos për Monchin: Më vuri duart në fyt

Heshti për pesë vite, por tani Isco po flet sërish. Mesfushori ka dhënë një intervistë për Marca për të treguar të vërtetën e tij. Dhe fjalët e lojtarit zbulojnë një konflikt të bujshëm me ish-drejtorin sportiv të Romës, Monchi.

“Afër afatit kalimtar dimëror – thotë lojtari spanjoll – drejtuesit e Sevillas thirrën agjentin tim për të gjetur një rrugëdalje për mua, pa e diskutuar më parë me mua. Sapo e mora vesh, shkova të flisja drejtpërdrejt me Monchin. Unë i thashë: ‘Nuk e di se çfarë po ndodh, por ji i sinqertë me mua dhe do të gjejmë një zgjidhje pa probleme’.

“Unë thjesht doja të dija mendimet e klubit, por pas asaj bisede Monchi filloi të thoshte se doja të largohesha, gjë që nuk ishte e vërtetë, dhe filloi të më telefononte mua dhe avokatin tim çdo ditë, duke na ngacmuar për të nënshkruar. Kështu shkova përsëri për të folur me të: ‘Shiko Monchi, nuk po tregohesh i sinqertë me mua ose me njerëzit të cilëve u thua këto gjëra. Unë dua të qëndroj dhe ju vazhdoni të thoni se dua të largohem’. Më pas ndodhi një përplasje e vërtetë mes meje dhe tij”.

“Më në fund i thashë se ishte personi më mashtrues që kam takuar ndonjëherë në futboll – pranon Isco – dhe ai më sulmoi. Ai erdhi drejt meje, më kapi nga qafa. Në atë moment  vendosa të largohem sepse nuk do të ndihesha rehat në një klub ku drejtori sportiv më sulmon dhe askush nuk flet, ose të paktën kërkon falje. Kështu që unë prisha kontratën time dhe u largova nga Sevilla”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›