BQE: Recensioni po arrin pikën e kthesës

"Recensioni global po arrin në pikën e kthesës. Ka sinjale rritjeje, si ai i faktit që ritmi i kontraktimit të ekonomisë në eurozonë po minimizohet në mënyrë të qartë". Kjo është deklarata që vjen nga Banka Qendrore Europiane, e cila nënvizon se gjithësesi, niveli i pasigurisë mbetet akoma. Në buletinin e muajit gusht, kjo bankë njofton se pritet që në vendet e zonës euro, aktiviteti ekonomik të mbetet i dobët në pjesën e mbetur të vitit. Në vitin 2010, një fazë stabilizimi do të çonte në një rritje graduale. Sipas analizave, GDP-ja e vendeve të Eurozonës do të jetë 4.5 përqind dhe do të rritet me 0.3 përqind. Këshilli drejtues i Bankës Qendrore Europiane, paralajmëron për pasiguri dhe për situata variable, por nënvizon se rreziqet janë të ekuilibruara. Por në analizën e Bankës Qendrore nuk mungojnë edhe të dhëna shqetësuese. Nivelet e ulëta të besimit dhe efektet e vonuara të rënies së aktivitetit ekonomik në eurozonë sugjerojnë rritje të mëtejshme të papunësisë, nga 9.5 përqind që është aktualisht.