E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras, protesta në mbështetje të Zelayas-s

Qindra mbështetës të liderit të rrëzuar të Hondurasit, ish-presidentit Manuel Zelaya dolën në rrugët e Tegucigalpas dhe u përleshënë me policinë.
Manifestuesit të cilët kërkojnë rikthimin e Zelayas qëlluan policët me gurë ndërsa autoritetet u përgjigjën duke përdoruir gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Përleshjet e sotme pasojnë ato të së martës kur ajo që filloi si një marshim paqësor u kthye i dhunshëm pasi manifetuesit bllokuan rrugët me goma të djegura, sulmuan një restorant amerikan si dhe i vunë flakën një autobuzi shkolle.
Protesta kishte për qëllim rritjen e presionit ndaj linderit 'de facto' Roberto Micheletti.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka anuluar ndihmën ushtarake ndaj Hondurasit me vlerë 16.5 milionë dolllarë dhe ka dënuar rrëzimin e Zelaya së bashku me qeveritë e Amerikës Latine dhe Bashkimin Europian.
Por administrata e kryesuar nga Micheletti, ish-kryetari i Kongresit, duket i vendosur dhe elita e vendit thotë se do të mbajnë pushtetin në Honduras edhe nëse Micheletti nuk është njohur nga qeveritë e huaja.
Përpjekjet ndërmjetësuese nga Presidenti i Kosta Rikës Oscar Arias, deri tani kanë dështuar në arritjen e kthimit të Zelaya. Të dielën ligjvënësit 'de facto' të Hondurasit thanë se ata kishin zgjidhur një mosmarrëveshje me "OAS" mbi një vizitë për të diskutuar krizën politike në Honduras. Ai tha se do të lejojë kreun e " OAS" Jose Miguel Insulza që të hyjë në Honduras në një mision në javët e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›