Messi show, dramë në Mestalla, fiton Barcelona

Barcelona ka fituar derbin e La Ligës spanjolle këtë javë, por jo edhe pa u djersitur paksa edhe pse krijoi një epërsi të madhe në 30 minutat e pjesës së parë.
Lojtari më i mirë në Botë, Lionel Messi tregoi klasin e tij duke shënuar het trik në këtë ndeshje në minutat e 11, 39, 41. Por, Barcelona pësoi dy herë në minutat e pjesës së parë ku Helder Postiga shënoi dy herë në min. e 44 dhe 48.
Kjo bëri që pjesa e dytë të ishte një dramë e vërtetë për Barcelonën e cila arriti ta ruajë epërsinë dhe kështu edhe kreun e tabelës pasi që është në vendin e parë edhe pas javës së tretë në La Ligën spanjolle.