Zyrtare, Murinjo trajneri i ri i Interit
Interi ka anonçuar mbërritjen e Hoze Murinjos në krye të skuadrës. Në këtë mënyrë, klubi u jep fund të gjitha spekulimeve që qarkullojnë prej disa muajsh, duke konfirmuar se tekniku portugez do të drejtojë skuadrën për tre vitet e ardhshme. Në një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare në internet të kampionëve të Italisë, lexohej: "Tashmë, Hoze Morinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Interit. Gjatë detyrës në krye të stolit zikaltër ai do të ketë si ndihmësa Rui Farias, Silvinjo dhe Andrei Vilas Boas. Numri 2 i Murinjos do të jetë Xhuzepe Barezi, i cili ka punuar në klub si trajner i ekipit të të rinjve. Trajneri i ri do të prezantohet gjatë paradites së të martës (sotme) në orën 11:30 në kompleksin stërvitor, Apiano Xhentile. Ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare". Ajo që binte në sy në komunikatën zyrtare të klubit ishte edhe falënderimi për Roberto Mançinin, që gjatë periudhës 4-vjeçare në krye të skuadrës ka qenë trajneri më i suksesshëm i zikaltërve: 3 tituj dhe 4 Kupa të fituara. "Dëshirojmë të falënderojmë Roberto Mançinin dhe të gjithë stafin e tij për sukseset që ka arritur në katër sezonet si trajner. Gjithashtu, FC Internacionale i uron mirëseardhjen Hoze Murinjos dhe stafit të tij dhe i uron punë të mbarë".
Edhe pse zyrtarisht rroga e teknikut luzitan nuk është bërë publike, sipas mediave italiane ai do të përfitojë 9 milionë euro rrogë vjetore. Detyra e Murinjos tashmë është të afrojë lojtarë të rinj, për të krijuar një skuadër të denjë për fitimin e Ligës së Kampioneve. Ai shpreson që në klubin e ri të afrojë disa prej futbollistëve që kishte në dispozicion te Çelsi. Blerja e parë e tij mund të jetë mesfushori ganez Mikael Esien. Të paktën kjo ishte ajo që shkruhej në faqet e tabloidit "The Sun", që pretendonte se presidenti Masimo Morati i ka lënë trajnerit të ri në dispozicion për merkaton e verës plotë 125 milionë euro. Gazeta citonte se blerje të tjera potenciale janë edhe Drogba, Karvajo dhe Lampard. Por, sipas "Daily Mirror", ky i fundit duket se do të pranojë ofertën e Çelsit për rinovimin e kontratës. Roman Abramoviç i ka ofruar mesfushorit një rritje të konsiderueshme të pagës: 130 mijë sterlina në javë, afro 8.5 milionë euro në sezon. Një tjetër lojtar i kërkuar me shumë ngulm nga Murinjo është mesfushori i krahut, Rikardo Kuarezma. Porto pretendon se ende nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga Interi për yllin e saj, ndërsa lojtari i kombëtares portugeze ka shprehur dëshirën për të ndryshuar skuadër. Kjo është arsyeja përse në "Estadio do Dragao" kanë marrë masat për pasardhësin e tij potencial: bëhet fjalë për 18-vjeçarin Diogo Viana, i cili ishte pjesë e operacionit që kaloi Helder Postigan te Sporting Lisbona.