Napoli ëndërron huazimin e brazilianit Adriano
Skuadra e Napolit duket se ka plane të mëdha për të ardhmen, pasi po insiston që të marrë në huazim nga Interi sulmuesin Adriano. Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë gjetur një akord paraprak për huazimin e futbollistit, i cili do të kthehej përsëri në Evropë pas 6 muajsh te San Paolo. Por, marrëveshja përfundimtare ka nevojë për shumë kohë, në mënyrë që të realizohet, pasi duhet që trajneri Murinjo të bjerë dakord për largimin e futbollistit për këtë sezon. Nëse arrihet akordi, Napoli do t‘i paguajë futbollistit 1/3 e rrogës, ndërsa 2/3 e saj do të jenë përsëri në ngarkim të Interit. Si shpërblim, Interi do të marrë "ekskluziven" e bisedimeve me dy talentet e Napolit, mesfushorin Hamshik dhe sulmuesin Laveci. Hamshik është një nga emrat më të preferuar të Murinjos, i cili ka bindur Moratin të investojë te ky talent i ri, ndërsa argjentinasi ka bindur personalisht presidentin e Interit me lojën e tij spektakolare gjatë takimeve të zhvilluara kundër skuadrës zikaltër.