E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Pensionohet Sir Alex Ferguson

Lajmi për tërheqjen e Sir Alex Ferguson nga posti i trajnerit të Manchester United, tashmë është zyrtarizuar. Trajneri skocez ka vendosur që të pensionohet në fund të këtij edicioni. Ndeshja me WBA do të jetë e fundit për të në postin e trajnerit të United.

Sir Alex Ferguson do të jetë drejtor i ri i skuadrës së Manchester United. Vendimi për pensionimin e tij është i shtyer nga shëndeti i tij, që sipas mjekëve nuk mundet më të vazhdoj.

"Mendoj se kemi fituar mjaft dhe është koha të dorëzohem. Vendimi është i imi i mbështetur nga stafi mjekësor. Unë kam menduar pensionimin në vitin 2011 por legjenda Boby Charlton nuk më lejoj të bëj një gjë të tillë. Unë jam shumë i kënaqur me të ardhmen time në Manchester United pasi që do të jem drejtor dhe ambasador i klubit.

Unë i kam borxh familjes time për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës të cilët shpeshherë i kam lënë anash. Dua ti falënderoj të gjihtë lojtarët që kam punuar me ta për sjelljen profesionale, angazhimin dhe atë që kanë bërë për skuadrën.

E falënderoj borsin e skuadrës, legjenden Boby Charlton, familjen Glazer, kryeshefin David Gill për të cilët jam shumë mirënjohës. I falënderoj tifozët e skuadrës time të cilët asnjëherë nuk më kanë lënë vetëm, ndërsa për mua ishte privilegj që i kisha ata" deklaroj Ferguson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›