E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo Fergusonit: Faleminderit bos

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga ata që kanë ndarë falënderim për të madhin Sir Alex Ferguson. Ylli i Real Madridit në faqen e tij në Facebook ka shkruar një fjali të shkurtë falënderuese për trajnerin që e bëri të njohur në futboll.

"Faleminderit për gjithçka bos" shkroi Ronaldo në Facebook.
Ishte Ferguson ai që e transferoi Ronaldon nga Sporting Lisbon te Manchester United për ta transformuar atë në një nga lojtarët më të mirë në botë, ndërsa e shiti pas disa vitesh për shumë rekorde në futboll te Real Madridi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›