Ja pasuesit më të saktë në Premierligë

Premierliga Angleze ka publikuar emrat e futbollistëve që këtë edicion kanë realizuar pasimet më të sakta.
Mesfushori i Tottenhamit, Mousa Dembele është pasuesi më i saktë në Premierligë me 91.67% të pasimeve të sakta. I dyti është mesfushori fantastik uellsian i Liverpoolit, Joe Allen i cili edhe njihet me nofkën "Xavi britanik". Allen ka patur 89.66% të pasimeve të sakta para Artetas të Arsenalit me 88.4%.
Ki Sung, Scholes, Yaya Toure, Santi Cazorla, Karagounis, Mc Arthur e Osman përmbyllin top 10-shen. Stiven Gerrard është lojtari me më shumë pasime të gjata në Premierligë me saktësi 93%./indeksonline/