Ja kush e pason Fergusonin te Manchester United

David Moyes është trajneri që do të pasoj Sir Alex Fergusonin në pankinën e Manchester United. Trajneri aktual i Evertonit është zgjedhur pasardhësi i Fergiet te gjigandi anglez.
Moyes sot është parë në ambientet e Manchester United ku sipas të gjitha gjasave i ka përfunduar të gjitha procedurat për të ardhmen e tij.
Moyes do të pasoj Fergusonin ndërsa ka qenë Boby Charlton dhe vetë Ferguson ata që kanë vendosur për Moyesin si pasardhës. Moyes do të ketë pagë prej 4 milion funta në vit te United. /Indeksonline/