E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Ranieri bëhet interist

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 12:40

Claudio Ranieri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare si trajner i ri i Interit. Strategu italian është emëruar zyrtarisht në drejtim të Nerazzurrëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Inter nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit. Trajneri i ri qysh sot do të zhvillojë stërvitjen e parë më ekipin në ora 17.

Prezantimi i tij para medieve është caktuar për nesër në ora 12 në Appiano Gentile. Ranieri zëvendëson Gian Piero Gasperinin e shkarkuar nga detyra pas vetëm pesë ndeshjeve zyrtare në drejtim të Interit, prej të cilave pësoi humbje në katër prej tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›