E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare Roi Hoxhson trajneri i Anglise

Tani është zyrtare dhe konfirmimi vjen edhe nga Federata Angleze e Futbollit. Roi Hoxhson do të jetë trajneri i ri i “Tre Luanëve”, duke u bërë pasardhës i Fabio Kapelos në stolin e kombëtares angleze.
Ai do ta drejtojë skuadrën për 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që është bërë e ditur se trajneri 64-vjeçar do ta nisë zyrtarisht punën të hënën më 14 maj, sapo të përfundojë kampionati anglez, pasi aktualisht Hoxhson është trajner i Uest Broumiç Albion.
Hoxhson do të debutojë në stolin e përfaqësueses angleze vetëm dy javë më pas, në miqësoren kundër Norvegjisë në Oslo, që do të jetë hapi i parë drejt përgatitjeve për fazën finale të Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë.
Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Interit ka fituar garën me teknikun e Totenhemit, Harri Redknap, edhe pse ky i fundit cilësohej si favorit. Kjo është arsyeja përse zgjedhja e Federatës për t’ia besuar skuadrën Hoxhson nuk është vlerësuar si e goditur nga opinioni sportiv në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›