E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Xhemajli bëhet lojtar i Parmës

Skuadra e Parmës ka konfirmuar se gjatë këtij sezoni, mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, do të luajë për skuadrën e porsatransferuar në Serie A.
Faqja zyrtare e klubit fcparma.com shkruan se tetovari do t'i bashkëngjitet Parmës në formë huazimi, me mundësinë që në fund të sezonit Parma të blejë gjysmën e kartonit të tij.
Si shkëmbim për shqiptarin me pasaportë zvicerane, Torino do të marrë po ashtu në formë huazimi, sulmuesin Daniele Vantaggiato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›