Maqedoni, nesër fillon zbatimi i ligjit të lustracionit
Maqedonia duke filluar nga dita e nesërme fillon zbatimin zyrtarisht të ligjit të lustracionit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase sipas të cilave nga data 1 deri më 30 shtator të gjithë zyrtarët e lartë shtetëror do të paraqesin para Komisionit për verifikimin e fakteve deklaratat se nuk kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete dhe nuk i kanë shfrytëzuar informacionet e këtyre shërbimeve për avancim në karrierë.
Sipas informacioneve të parët që do të paraqesin deklaratat para komisionit do të jenë rreth 250 zyrtarë të lartë, duke filluar nga kryetari i shtetit, kryeparlamentari, presidenti, anëtarët e Qeverisë e deri te të gjithë kryebashkiakët.
Ligji i Lustracionit është miratuar qysh në muajin janar, mirëpo për shkak të problemeve politike, problemeve organizative, teknike dhe financiare komisioni filloi verifikimin e fakteve filloi vetëm para dy muajve.