E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Ministri i Punëve të Jashtme Z.Lulzim Basha po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit i cili ka si qëllim diskutimin rreth politikave në kohën e krizës ekonomike.
Gjatë punimeve të këtij forumi, Ministri Basha është takuar dhe bisedoi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë , me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Z. Stuart Jones, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.
Gjatë takimit me homologun slloven Ministri Basha mori garanci për mbështetjen që Sllovenia jep për shqyrtimin sa më parë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.
Ndërkohë që gjatë takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit Stuart Jones, në qendër të bisedës kanë qenë zgjedhjet parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›