E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga ish-deputetit, dhunonte minorene në shtëpinë e tij

Politikani De Lima, që mban postin e kreut të  Partisë Republikane, subjekt politik i afërt ky me “Kishën Universale 'Reino de Deus” dhe aleat i presidentes Dilma Vana Rousself në Kongres, akuzohet se ka abuzuar me adoleshente të ndryshme gjatë festave që organizonte në shtëpinë e tij.

Sipas burimeve të policisë lokale, ish-parlamentari kishte edhe dy bashkëpunëtorë, Gilberto Orsi dhe Cristiane Alves Paes, që edhe këta janë ndaluar. Mbi ta rëndon akuza se janë përpjekur t’ia marrin mendjen disa minoreneve të bukura, që të ishin pjesëmarrëse në festat që organizonte ish-deputeti në shtëpinë e tij në plazh, ku Nelson Goetten, sipas të dhënave të paraprake të policisë, i shtrëngonte të kryenin seks me dhunë.

Përveç dhunës seksuale që ushtronte në festat e organizuara prej tij, akuzohet për ushtrimin e dhunës seksuale edhe me dy minorene të tjera, njëra prej të cilave 14 vjeçe, që ka dëshmuar se është dhunuar seksualisht dy herë nga politikani, një herë në vitin 2009 e më pas edhe në vitin 2010. Adoleshentja tjetër, mosha e së cilës nuk bëhet me dije, shkoi në polici pasi mori vesh se ish-deputeti ishte arrestuar, duke dëshmuar se edhe ajo vetë kishte rënë pre e abuzimit seksual të kryer prej tij. /Start/

                                                                                             2011-06-02 15:06
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›