“Një ish-ministër francez është pedofil”

Rasti Dominique Strauss-Kahn tronditi rëndë francezët: pas kritikave se kasta politiko-mediatike po respektonte “kodin e heshtjes”, tashmë po provohet se në mënyrë kaba po orvatet të dalë nga qerthulli i heshtjes dhe për të përfunduar në pozicionin ‘gojëlëshuar’.
“Një ish ministër pak vite më parë është kapur në Marrakesh duke bërë orgji me disa të mitur”. – ka deklaruar filozofi Luc Ferry, në një emision të drejtpërdrejtë në “Canal Plus” – “Epo mirë, ndoshta të gjithë e dimë se për cilin person bëhet fjalë”. – “Të them të drejtën, unë personalisht nuk ia kam idenë se për cilin bëhet fjalë – e ndërpreu drejtuesi i emisionit, Ali Baddou, – kush është vallë?”. “Ajo që unë di, dhe për këtë jam i sigurt, se nuk është i vetmi”.
Kjo ngjarje më është treguar nga zyrtarë të lartë të Shtetit, e veçanërisht nga kryeministri”, ka saktësuar Filozofi Ferry, ish-ministër i Arsimit gjatë viteve 2002-2004. Një tjetër sekret i dalë sheshit mund të thuhet me gojën plot. Ashtu siç u deklarua edhe për rastin e makthit seksual të DSK-së dhe ndodhive në Sofitel të Nju Jorkut. E megjithatë, Ferry po thotë shumë, apo shumë pak?! “Nuk ia përmend emrin ngaqë druaj se do të isha unë ai që do të dënohesha”, tha ai.
Reagimi i tij i vagullt, ku ndjehet vështirësia për të folur për prirjet seksuale të personazheve publike dhe guximi i tij gjysmak, i japin jetë një tjetër skandali të rëndë. Pedofilia i ish-ministrit do të dalë në dritë me kalimin e kohës, si për të ashtu edhe për miqtë e tij politikë. Por, për miliona francezë, ky është një lajm me të vërtetë tronditës.
Ka disa pyetje që mbeten pezull: Kush ishte ministri pedofil? Kush ka qenë kryeministri që e ka mbuluar këtë skandal? Ndoshta Jean-Pierre Rafarin? “Hëm! Pyeteni atë vetë” – përgjigjet paksa në siklet Ferry. Nga ana tjetër, në blogun e tij Raffarin-i jep siguri se “nuk ka lidhje me asgjë që është thënë prej Ferry-t”.
Thierry Desjardins, dekan i gazetarëve politikë francezë, shprehet i sigurt në blogun e tij se nuk bëhet fjalë për Jack Lang( ish-ministër i Kulturës), por për ish-ministrin e jashtëm Philippe Douste-Blazy, protagonisti i një mbrëmjeje “shumë të gjallë” në suitën e tij në hotelin “Mamounia” në Marrakesh të Marokut. Kur Douste-Blazy vuri këmbë në Parlament, për shumë javë me radhë pritej me thirrjen në korr: “Mamounia! Mamounia!”, shkruan Desjardins në rubrikën “Të gjithë e dinë”, një devizë e re dhe e trishtë e Republikës franceze./Start/
2011-06-02 12:51