Zyrtarët e LDK-së në Besianë rrihen në Kuvendin Komunal

Në Kuvendin Komunal në Besianë ka ndodhur një përleshje mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku Avni Ajeti ka sulmuar drejtorin e Gjeodezisë Abaz Llugaliun dhe nënkryetarin e Komunës Agim Kikën, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Ngjarja ka ndodhur më datën 15 të këtij muaji.
Këtë ngjarje e ka mohuar kryetari i Komunës Agim Veliu duke e ndërprerë bisedën me Indeksonline, kur është pyetur: “Jo, nuk është e vërtetë që ka ndodhur. Mos më pengoni, jam i zënë”, ka thënë ai i pyetur nga Indeksonline.
Mësohet se Avni Ajeti së bashku me vëllezërit e tij kanë shkuar te zyra e Faik Muçiqi dhe e kanë thyer derën e zyrës së tij. Meqë Muçiqi s’ka qenë aty ka shkuar te Abaz Llugaliut të cilin më pas e kanë rrahur.
Burime të Indeksonline poashtu bëjnë të ditur se policia ka ndërhyrë që ta ndalojë këtë sulum por ka dështuar. Policia i ka shoqëruar në polici vëllezërit Ajeti dhe mësohet se edhe aty kanë bërë probleme me zyrtarë policorë.
E tërë ngjarja mësohet se ka ndodhur lidhur me një lokal në tregun e Besianës.
Avni Ajeti ka qenë pjesëtar i AKR-së dhe ka kaluar në LDK rreth një vit më pare./Indeksonline/