E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pahor: Shkupi të ofrojë nismë konkrete për emrin

Maqedonia të ofrojë nismë konkrete për çështjen e emrit e cila nuk do t’i lërë indiferentë përfaqësuesit e BE-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare, porositi presidenti slloven, Borut Pahor, në konferencën e sotme për shtyp, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Kjo është shumë e rëndësishme, theksoi Pahor, që paralelisht të zgjidhen anëtarësimi i vendit në BE dhe kontesti i emrit, transmeton Ina.

“Për zënkë dhe bashkëpunim gjithmonë janë të nevojshme dy vetë. Nevojitet shumë guxim i udhëheqësve të të dyja palëve që vendosin për bashkëpunim”, tha Pahor.

Presidenti Ivanov konfirmoi se gjatë bisedimeve me homologun slloven është folur për atë se si Maqedonia i ka shfrytëzuar përvojat pozitive të Sllovenisë, e cila në raport me Kroacinë tregoi se mund të sillet në mënyrë evropiane ndaj një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

“Vazhdimisht ballafaqohemi me një situatë të mospasjes së bashkëbiseduesit. Të gjitha nismat tona hidhen poshtë, nuk pranohen, ndërsa ne dëshirojmë zgjidhje”, deklaroi Ivanov./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›