Zyrtaret firmosen te gjitha pronat
Redinalda Caushaj
Abuzimet me pronat e Kasharit jane firmosur nga vete te pandehurit ne dokumentet e tyre te falsifikuara. Prokuroria e Tiranes ka arritur te faktoje se 10 te pandehurit cuditerisht kane legalizuar disa here te njejten prone me vulat apo firmat qe dispononin si zyrtare, duke lejuar tjetersimin dhe mbivendosjet ne zonen e lakmuar. Madje keta te fundit kane ndryshuar edhe vete firmat e tyre, per te mos rene ne sy se ishin te njejta. Pas sekuestrimit te dokumenteve ne kadaster prokuroria ka vene ne shenjester te saj dokumentet e pronave te komunes Kashar. Burime zyrtare thane dje per gazeten “KJ” se nenshkrimet e te pandehurve gjendeshin ne te gjitha dokumentet e sekuestruara nga ana e tyre pas operacionit te koduar “Kashari 2”, qe coi ne pranga 10 zyrtaret, mes te cileve dhe kryekomunare.
Por keto firma kane qene disi te modifikuara per te mos rene ne sy. Sipas burimeve nga prokuroria, te gjithe te pandehurit kane hedhur firma te ndryshme ne dokumentet e falsifikuara nga vete ata. Dyshimet dhe ngjasimet e firmave te te akuzuarve qe mbanin poste, ka bere te mundur qe prokuroria te niste verifikimin nepermjet borderove ne te cilen ata firmosnin muaj per muaj kur terhiqnin dhe rrogat ne komune. Ne bordero te gjitha firmat kane qene njesoj si dhe ne dokumentet e sekuestruara te legalizimit te trojeve. Por hetuesit nuk jane mjaftuar me kaq, pasi derguan firmat per ekspertize ne laboratorin Kriminalistik dhe ka rezultuar se nenshkrimet e zyrtareve ishin te njejta si ato ne bordero. Por disa here te pandehurit jane munduar te ndryshojne firmat e tyre per aktet e falsifikuara, por nuk kane mundur dot te dalin nga nenshkrimi i tyre origjinal.
Ky ka qene edhe nje nga sekretet e perdorura prej hetuesve me qellim zbulimin e se vertetes. Por grupi hetimor ka zbuluar se te gjitha pronat e Kasharit te cilat jane mbivendosur disa here, kane qene te regjistruara dhe ne hipoteka, ku jane implikuar disa prej zyrtareve te arrestuar disa muaj me pare po per kete shkak. Prokuroria po verifikon lidhjet e te dyja grupeve dhe dokumentimin e rasteve te abuzimit.
Dhjete te pandehurit qe azkuohen per abuzime me pronat e Kasharit jane Alfred Sula, Bardhyl Kamberi, Faik Fejza, Islam Shera, Ismail Bakalli, i cili do te gjykohet ne mungese, Ismail Sula, Naim Karaj, Ruhi Vasili, Shefqet Alikaj si dhe Xhevahir Hyka. Tre dite me pare prokuroria depozitoi dosjen ne gjykate pasi perfundoi hetimet per te dyshuarit, duke zbardhur skemen e tjetersimit te 150 mije metra katroreve toke me vlere demi 1,5 milione euro. Pas sekuestrimit te dokumenteve ne kadaster, ka rezultuar se pronaret e emeruar kane qene edhe vete te pandehurit. Nderkohe qe falsifikimet me te medha ne lidhje me keto abuzime dyshohet te jene ato te kryera nga i pandehuri Alfred Sulaj, ish kryetar i komunes Kashar deri ne momentin qe ra ne pranga. Burime zyrtare thane se Sulaj kishte kryer 13 falsifikime, kurse Shefqet Alikaj, 12 falsifikime. Nderkohe qe te pandehurit e tjere rezultonin te kishin falsifikuar me pak dokumente, nga 6 deri ne 10 raste. Hetimet ne lidhje me te pandehurit kane ardhur pas nje raporti te bere nga ana e Kontrollit te Larte te Shtetit. Me pas kane qene denoncimet e kryera nga vete banoret e Kasharit qe cuan ne fundosjen e te pandehurve. Operacioni i koduar “Kashari 2” u zhvillua ne 1 dhjetor te vitit te kaluar, ndersa te pandehurit akuzohen per veprat penale te “falsifikimit te dokumenteve”, “korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteterore, ose i te zgjedhurve vendore”, “pastrimi i produkteve te vepres penale”, “mashtrimi me pasoja te renda”.