Prokuroria: Gani Kamberi ishte denoncues, jo deklarues
Gani Kamberi eshte nje nder kallezuesit e skandalit me pronat e Kasharit. Prokuroria e Tiranes e kishte regjistruar 50-vjecarin para se te “vetevritej” si denoncues per zaptimin e pronave ne kete zone, mes te cilave edhe 40 dynym toke qe ai pretendonte se i takonin. Ne kete menyre organi i akuzes ka hedhur poshte deklaraten e policise qe thoshte se Kamberi ishte vetem deklarues dhe jo denoncues, ndersa ishte rrahur disa here sipas familjareve nga i ndaluari Xhevahir Hyka pas operacionit “Kashari 2”. Ne Prokurorine e Tiranes gjenden disa nga kallezime te bera nga viktima para se ky i fundit te gjendej i vdekur me 13 tetor te vitit 2007. Sipas burimeve zyrtare, ne denoncimet e tij 50-vjecari tregon se eshte rrahur disa here nga i pandehuri Xhevahir Hyka, te njejtat deklarime te bera edhe nga ana e familjareve. Prokuroria saktesoi se viktima eshte kallezues ne prokurori, te cilat do te merren si prova materiale per dosjen “Kashari”, por edhe vdekjen e tij ne rast se vertetohet se ky i fundit nuk eshte vetevrare, por ekzekutuar nga persona te tjere me plumb pas koke. Per trupin e te ndjerit hetuesit thane se nga rishikimi qe i eshte bere dokumentacioneve rezulton se nuk eshte levizur nga vendngjarja. Kjo shpjegohet me faktin qe ne vendin e ngjarjes eshte krijuar edhe skema nga ana e policise, ne te cilen vertetohet se ky i fundit nuk eshte transportuar nga vend tjeter, duke rrezuar pisten e vrasjes me dashje per momentin. Por zyrtaret bene te ditur se mbledhja dhe verifikimi i te gjitha provave do ta cilesoje kete te fundit nese eshte nje vrasje e kryer nga persona ende te panjohur, apo nje vetevrasje nga ana e viktimes. Tashme mesohet se ekspertiza e Mjekesise Ligjore ka mberritur ne Policine e Tiranes dhe pritet te nxirret nje konkluzion zyrtar per ngjarjen e 13 tetorit.
Deshmite e familjareve
Bashkeshortja e te ndjerit Gani Kamberi, Valbona, ne nje interviste per gazeten “KJ” rrefeu se ngjarja e 13 tetorit eshte nje vrasje e paramenduar per t’i mbyllur gojen te shoqit rreth skandalit te pronave te denoncuara prej tij ne prokurori. Dhe per zaptimin ajo akuzoi zyrtaret e komunes qe jane ndaluar.
Deshmite e familjareve
Bashkeshortja e te ndjerit Gani Kamberi, Valbona, ne nje interviste per gazeten “KJ” rrefeu se ngjarja e 13 tetorit eshte nje vrasje e paramenduar per t’i mbyllur gojen te shoqit rreth skandalit te pronave te denoncuara prej tij ne prokurori. Dhe per zaptimin ajo akuzoi zyrtaret e komunes qe jane ndaluar.