Zyrtaret polake dijeni per krimet e CIA-s Nese po te shkojne ne gjyq
Disa agjente te CIA-s kane konfirmuar thashethemet qe kane ekzistuar per agjencine ku kane pas punuar se ajo eshte marre me torturen e personave te dyshuar per terrorizem ne nje burg te fshehte ne Poloni. Madje sipas deshmive njeri nga agjentet qe ka kryer torturat i ka vendosur ne koke nje dare nje te dyshuari krejtesisht te zhveshur. Ish-agjentet e CIA-s kane konfirmuar per here te pare se agjencia ka torturuar te burgosur ne te ashtuquajturit vende te zeza qe ishin qendra burgimi me vendndodhje ne verilindje te Polonise dhe ne kulmin e luftes kunder terrorizmit. Sipas AP nje ish-agjent i CIA-s i identifikuar si Albert kishte torturuar disa here nje te dyshuar me nje dare elektrike ne burgun e fshehte polak. Sipas deshmive i dyshuari eshte torturuar per dy jave ne dhjetor te vitit 2002. Pas ketij akti agjenti e la CIA-n dhe nje tentative per te ndermarre veprime ligjore deshtoi. Por Albert u rikthye serish ne pune ne CIA kete here si kontraktor i sherbimeve sekrete. Ish-presidenti polak Kvaznjevski e ka mohuar vazhdimisht ekzistencen e burgjeve te tilla te fshehta te CIA-s ne territorin polak dhe ai vazhdon qe te jete i te njejtit mendim Nuk jam i afte qe te them nese keto gjera kane ndodhur apo mund te kene ndodhur. Duhet qe te hetohen ka deklaruar ai per AP. Nderkohe grupe te te drejtave te njeriut kane kerkuar hetime te ceshtjes dhe kryesisht ne lidhje per perfshirjen e mundshme te oficereve polake ne nje ndermarrje te tille. Apo qofte edhe zyrtare te larte te cilet ne nje rast te tille duhet te dalin para drejtesise per shkelje te Kushtetutes polake qe e ndalon perdorimin e tortures.