E Diel, 1 Nëntor 2026

I rrembyen motren per dashuri, hakmerret me zjarrvenie

Nje 18-vjecar perfundoi ne polici, pasi akuzohet per shkaterrimin e prones me zjarr te njeriut, te cilin e akuzonte se i kishte rrembyer te motren. Shkelzen Haxhia, banues i qytetit te Fierit, gjendet nen akuze, ndersa eshte hakmarre per shkakun se e motra kishte ikur me njeriun qe donte, por pa pelqimin e prinderve. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te policise se Fierit qe shoqeruan edhe 18-vjecarin. Ngjarja ne fjale ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme, kur fqinjet kane pare ne flake banesen e T. S. Haxhia akuzohet se fillimisht i ka thyer xhamat dhe me pas i ka vene zjarrin portes kryesore, ndersa brenda nuk ka pasur njeri. Burimet policore pohuan per gazeten se Haxhiu kishte qene teper i zemeruar, pasi personi te cilit ai i sulmoi banesen i kish "rrembyer" motren, ndersa prinderit e saj nuk ishin dakord me dashurine qe ajo kishte zgjedhur. Motra e tij ishte e dashuruar me T. S., dhe duke hasur kundershtimin e prinderve zgjodhi te largohej nga banesa. Ky veprim i vajzes 18-vjecare ka hidheruar familjaret, por edhe te vellane, i cili ka gjetur si "ngushellim" hakmarrjen me zjarrvenie. Burime te policise thane per gazeten se denoncimi ishte bere nga vete i demtuari qe u njoftua nga fqinjet e tij. Per fat te mire ne banese nuk kishte pasur njeri, pasi T. S., e kishte derguar vajzen te prinderit e tij per t'u strehuar. Adoleshenti gjate marrjes ne pyetje ka akuzuar se i kishin rrembyer motren pa pelqimin e prinderve, por mesohet se vajza ka ikur me deshiren e saj, pasi prinderit nuk pranuan lidhjen e saj.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›