Zyrtari: Rrugët se si futen në qarkullim paratë e pista
TIRANE- Ndërsa mediat publikuan para pak muajsh ekzistencën e 5 shoqërive shqiptare në një parajsë fiskale, për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), fenomeni nuk është aspak i huaj për realitetin shqiptar. Artan Shiqerukaj, përgjegjës i sektorit të analizës strategjike në DPPPP, shpjegon mënyrën si funksionon ky mekanizëm, përmes të cilit futen në qarkullim jo vetëm paratë e krimit, por edhe ato të korrupsionit. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Shiqerukaj sjell në vëmendje edhe faktin që në këtë proces janë përfshirë edhe politikanë, megjithëse prurjet më të mëdha vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike dhe ai i qënieve njerëzore.
Para pak javësh, një investigim ndërkombëtar nxori në pah ekzistencën e disa kompanive shqiptare në një ishull të njohur si parajsë fiskale. Çfarë janë këto parajsa?
Përpara se t’i jap përgjigje pyetjes suaj, po shpjegoj shkurtimisht çfarë janë të ashtuquajturat parajsat fiskale. Në botë ekzistojnë rreth 50-60 vende që konsiderohen parajsa fiskale. Duke parë se në Organizatën e Kombeve të Bashkuara aderojnë rreh 190 shtete, shifra prej 60 vendesh nuk është aspak e vogël. Në fakt, bëhet fjalë për juridiksione të njohura si të ligjshme, përderisa ekzistenca e tyre është njohur dhe lejuar. Përkufizohen si parajsa fiskale kryesisht për dy motive. Së pari, aplikojnë taksa të ulëta. Së dyti, krijojnë lehtësira nga pikëpamja burokratike, duke ofruar procedura të lehta për regjistrimin e shoqërive apo ushtrimin e aktivitetit të tyre. Përveç këtyre, ofrojnë edhe kushte të larta sigurie përsa i përket sekretit bankar. Më duhet të nënvizoj paraprakisht se krijimi i këtyre juridiksioneve nuk ka pasur qëllim në vetvete pastrimin e parave, por aplikimin e taksave të ulëta. Që do të thotë se janë individët apo subjektet, të cilët kanë interes të fshehin të ardhurat që i kanë parë këto shtete si mundësi e mirë për ta bërë këtë.
Përse kërkohen aq shumë nga krimi?
Krimi ka më së shumti interes për të diversifikuar dhe legalizuar shuma të mëdha parash, të cilat në të kundërt nuk do të mund t’i justifikonte në vendet e origjinës. Faktorët që përmenda më lart, taksat e ulëta, por veçanërisht sekreti bankar ofrojnë një mundësi mjaft të mirë për të hedhur në qarkullim paratë e fituara në rrugë kriminale. Madje, disa prej këtyre shteteve nuk u nënshtrohen as ligjeve ndërkombëtare, duke mos pasur detyrim të ofrojnë informacion për llogaritë bankare apo shoqëritë që operojnë në territoret e tyre. Në rast se shtetet janë të detyruara të ndërveprojnë me njëra-tjetrën duke këmbyer informacion për rastet e pastrimit të parave, parajsat fiskale nuk janë përpara këtij detyrimi. Mund të ndodhë që autoritetet e një shteti dinë më së miri skemën përmes së cilës një subjekt nën hetim ka pastruar paratë, por nuk janë në gjendje të provojnë asgjë për shkak të mungesës së informacionit zyrtar.
Sa është në vëmendjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të parave ky fenomen?
Ne jemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë të gjitha Financial Inteligence Units (FIU, Njësitë e Inteligjencës Financiare) e botës. Këto shtete këmbejnë vazhdimisht informacion lidhur me subjektet e hetimit të tyre. Dolën në pah 5 subjekte, por mund të jenë edhe shumë më tepër. Ajo që mund të them është se ekzistenca e shoqërive shqiptare në parajsa fiskale ekziston si fenomen. Ndoshta jo në përmasat në të cilat haset ky fenomen në vendet e zhvilluara, ku lufta ndaj parave të krimit e evazionit fiskal është shumë e fortë. Në Shqipëri subjektet që kanë nevojë të pastrojnë para nuk janë gjendur ende përpara domosdoshmërisë për t’iu drejtuar masivisht parajsave fiskale. Megjithëse ka pasur një rritje të rasteve nën hetim, apo të dërguara në prokurori, dënime ka pasur pak, tregues që subjektet nuk janë ndjerë përpara domosdoshmërisë për t’ju drejtuar këtij mekanizmi. Gjithsesi, kemi pasur raste të tilla, të cilat i kemi dërguar për ndjekje të mëtejshme në polici apo prokurori.
Po flisni praktikisht për kompani shqiptare të regjistruara në vende offshore?
Kompani shqiptare në vende offshore, si dhe kompani të ardhura në Shqipëri nga këto vende. Fenomeni nuk paraqitet në një drejtim të vetëm. Që do të thotë se ka shqiptarë që shkojnë nëpër parajsat fiskale, të huaj që vijnë nga parajsat fiskale, apo shqiptarë që janë aksionerë nëpër kompani të huaja offshore.
Si kapen nga radarët e drejtorisë së Parandalimit të Parave këto subjekte?
Këto komani quhen jorezidente dhe bankat me ligj janë të detyruara të zbatojnë një procedurë të zgjeruar të monitorimit të burimeve të tyre financuare. Ligji përcakton qartë që ndaj klientëve jorezidentë duhet ushtruar një vigjilencë e zgjeruar. Këtyre subjekteve u kërkohet informacion i detajuar mbi përbërjen e aksionerëve dhe si dhe burimin e fondeve që do investojnë në Shqipëri. Në çdo rast të tillë bankat na sinjalizojnë ne, ndërkohë që drejtoria bën kërkimet e saj, ashtu si dhe kërkon informacion nga njësitë homologe të inteligjencës që mund të kenë të dhëna për to.
Kanë një lloj profili këto subjekte? Ku kërkojnë më së shumti t’i investojnë paratë?
Vështirë se do mund të krijohej një lloj profili që të mund të përfaqësonte pjesën dërrmuese të tyre. Do të isha më i saktë po të thosha se zakonisht i orientojnë investimet në sektorin që ka më shumë zhvillim në momentin kur bëhet investimi. Një moment mund të kenë parë më me interes investimin në shërbimet financiare, një moment të mëparshëm pasuritë e paluajtshme.
Të flasim pak për rastet e subjekteve shqiptare që hapin kompani në vende offshore. Çfarë përfitimi kanë nga ky veprim?
Hapja e kompanive në vende offshore nuk bëhet për qëllime fitimi. Bëhet për të humbur gjurmët. Duke u dërguar paratë në një vend nga i cili nuk mund të merret asnjë informacion, është shumë e vështirë të kuptohet sa para kanë dalë, si janë investuar dhe si mund të hyjnë përsëri në vend. Kemi subjekte që nuk i kanalizojnë dot paratë në rrugë të ligjshme, kështu që hapin kompani nëpër parajsa fiskale e gjejnë mënyrat për t’i dërguar paratë atje.
Dhe si mund të pastrohen paratë në këtë rast?
Një mënyrë shumë e thjeshtë është blerja e një pasurie nën vlerën e tregut, ndërkohë që një pjesë e parave i paguhet shitësit me para në dorë. Më pas kjo pasuri shitet me vlerën e tregut dhe në këtë mënyrë paratë janë të ligjshme, pra të pastruara.
Cila është origjina e këtyre parave që duhen nxjerrë jashtë kufijve për të humbur gjurmët?
Siç e kemi publikuar edhe në raportet tona, dominojnë paratë e përfituara përmes trafikut të lëndëve narkotike. Një pjesë e mirë kanë pasur burim edhe trafikun e qënieve njerëzore, burim që ka ardhur duke u ulur gjatë viteve. Ka pasur gjithashtu edhe para të përfituara përmes korrupsionit.
Si janë vënë në vëmendjen tuaj rastet e parave të prodhuara nga korrupsioni?
Kryesisht përmes raporteve të brendshme, por në raste edhe prej kërkesave të institucioneve homologe.
Ka pasur kërkesa për hetime nga institucione nga vende të tjera për persona apo subjekte të caktuara?
Kemi pasur kërkesa nga homologët për persona të ekspozuar politikisht, raste të cilat i kemi dërguar në polici për hetime të mëtejshme.
Nga cilat shtete kanë ardhur kërkesat dhe për çfarë politikanësh bëhet fjalë?
Këtë nuk mund ta them. Gjithsesi, bëhet fjalë për pak raste.
Na shpjegoni përmes në shembulli sa më praktik si mund të pastrohen paratë përmes një parajse fiskale.
Po përpiqem t’ua ilustroj me një shembull hipotetik. Në rast se subjekti ka mundësi që përmes një korrieri apo një kanali të garantuar të dërgojë paratë në një parajsë fiskale, falë legjislacionit të atij vendi, e ka shumë të lehtë të ngrejë një kompani me pak të punësuar. Kompania mund të investojë në atë vend apo në një shtet tjetër si dhe të regjistrojë një farë aktiviteti. Më pas fondet e asaj kompanie mund të kthehen lehtë në Shqipëri si të ardhura të gjeneruara nga kompania. Përfaqësuesi ligjor i kësaj kompani në Shqipëri e ka shumë më të lehtë që këto para t’i paraqesë si të ardhura nga një investim i ligjshëm, me një historik ë caktuar aktiviteti e të veshur me elemente të tjera ligjore. Sa më shumë vende të përfshihen, aq më shumë humben gjurmët e ulet mundësia që të arrihet tek origjina e atyre parave.
Ka shqiptarë që e kanë bërë këtë?
Po. Ka pasur raste kur shqiptarët kanë ngritur shoqëri këtu, përmes të cilave ka blerë aksione nëpër shoqëri në parajsë fiskale. Shoqëria në fjalë ka ardhur e ka investuar në Shqipëri pikërisht në sektorin ekonomik ku kishte qenë funksionar publik personi. Një rast të tillë e kemi bërë publik edhe në raportet tona.
Po flisni për rast konkret?
Po. Një shtetas shqiptar bleu 15% të aksioneve në një kompani të vendosur në një parajsë fiskale. Aksionet u blenë me çmim mjaft të ulët, ndërkohë që ne s’e dimë sa ka paguar realisht. Kompania në fjalë erdhi në Shqipëri dhe bleu për disa milionë euro një kompani shqiptare. Subjekti aktualisht është dërguar nga ne për ndjekje të mëtejshme në polici.
Cilat janë institucionet ndërkombëtare me të cilat bashkëpunoni më së shumti?
Më së shumti me Njësitë e Inteligjencës Financiare të vendeve të tjera dhe veçanërisht me ato nga të cilat kemi flukse më të mëdha remitancash. Siç dihet, një pjesë e mirë e parave të pista janë prodhuar në Shqipëri nga trafiku i drogës e më herët nga ai i qenieve njerëzore. Ekziston mes njerëzve që i kanë përfituara këto para, kultura financiare për t’iu drejtuar mekanizmave të tillë të sofistikuar?
Më parë pastrimi i parave bëhej “bruto”, duke blerë një pasuri të paluajtshme. Sigurisht që tashmë edhe këta individë kanë nisur t’u drejtohen konsulentëve juridikë e financiarë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)