E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, kërcënonte bashkëshorten për vrasje, arrestohet 43-vjeçari

SHIJAK – Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Gazmend Banushi është denoncuar nga bashkëshortja e tij, Marjeta Banushi, e cila pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga i shoqi.

Pas kontrollit në banesën e çiftit në Shijak, policia gjet edhe një armë pa leje, tip pistoletë TT, një çifte dhe një sasi fishekësh.

43-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të dalë përpara togave të zeza nën akuzën e kërcënimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Rastet e dhunës në familje janë bërë të përditshme kohët e fundit në vend. Në shumë raste dhuna ka degjeneruar deri në veprime ekstreme, duke shkaktuar viktima. Vetëm një ditë më parë, një i ri qëlloi me thikë në zemër bashkëjetuesen e tij 18-vjeçare, për shkaqe xhelozie.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›