Zyrtari amerikan viziton Libinë

Zyrtari më i lartë amerikan Jeffrey Feltman, ka vizituar për herë të parë sot Tripolin, që nga rënia e Muamar Gadafit. Ai është takuar me liderin e përkohshëm të Libisë, Mustafa Abdel Xhalil, por nuk janë dhënë detaje të hollësishme për këtë takim.
Ndërkohë luftëtarët e Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë janë duke bërë përpjekje të pushtojnë të paktën tri qytete, të cilat vazhdojnë të mbesin nën kontrollin e luftëtarëve besnikë ndaj Gadafit. Forcat e qeverisë së përkohshme kanë rrethuar disa nga bastionet e fundit të Gadafit, Bani Validin-180 kilometra në jug të Tripolit, Sirten dhe Sabhan.