amet ne qeveri kerkojne ministri per emigracionin
Pas rokades se ministrave te LSI-se qeveria Berisha mund te kete edhe nje tjeter ndryshim qe do ti sjelle shumices qeverisese dy vota ekstra. Prej kohesh mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit te partise se cameve Shpetim Idrizi ekzistojne negociata te fshehta per te afruar PDU-ne ne qeveri. Por duke qene se balancat qeverisese jane shume te brishta kryeministri ende nuk ka gjetur formulen per te perfshire PDU-ne ne qeveri por pa hequr asnje nga ministrat aktuale.
Nje variant per zgjidhjen e ketij ekuacioni ka ardhur dje nga kreu i PDU-se Shpetim Idrizi i cili ka propozuar ngritjen e nje ministrie te re. Deri tani nuk ka asnje institucion per problemet e emigranteve. Ne themel te programit tone ne kemi kerkuar qe shteti shqiptar duhet te kete nje ministri per emigracionin apo minimalisht nje komunitet per emigracionin. Ky propozim ka gjetur edhe mbeshtetjen e kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha gjate nje takimi te kryer kohet e fundit - tha dje Idrizi.
Duke u ndalur ne programin e PDU-se Idrizi theksoi se ne themel te programit tone ne nuk kemi vetem ceshtje came por edhe ceshtjen e shqiptareve te Kosoves. Ne do te punojme qe shteti i Kosoves te konsolidohet te behet nje shtet i pavarur dhe funksional. Por ne do te punojme bashke me shqiptaret e Maqedonise qe te implementohet deri ne fund marreveshja e Ohrit dhe shqiptaret te zene vendin e merituar. Jashte vemendjes sone nuk jane as Presheva Bujanovski apo Shqiptaret e Malit te Zi. Por ajo pjese qe ka mbetur me mbrapa ajo qe ka mbetur pa zgjidhje eshte ceshtja e shqiptareve te amerise - vijoi kreu i PDU-se. Idrizi theksoi se partia qe ai drejton do te perfaqesohet ne 70 te njesive vendore ne zgjedhjet e ardhshme. Pyetjes se ne cfare sigle do te kandidonte ne te ardhmen ai iu pergjigj se do te kandidonte ne Tirane nen siglen e partise se re came.