E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri police rrugore me makina private

TIRANE- Sherbimet e Policise Rrugore tashme mund te dalin ne postblloqe apo ne kontrolle edhe me mjete private.

Udhezimi eshte bere nga Drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj. Gazeta Shqiptare shkruan sot urdheresa ka per qellim rritjen e befasise se kontrolleve rrugore kryesisht ne akset nacionale per identifikimin e shkelesve te kodit rrugor te cilet behen shkak per aksidente vdekjeprurese.

Urdheresa ne fakt paralajmeron vazhdimesine e aksionit qe nisi ne qe ne ditet e para te shtatorit dhe qe nuk po fal as mjetet me probleme ne dokumentacion te vete punonjesve te policise. Vete policia rrugore raporton se ka ulje te ndjeshme te aksidenteve me vdekje gjate vitit 2010 ne krahasim me vitin e kaluar ndersa gjobat e vendosura nga struktura e re te policise rrugore jane disa fish me te larta per Buxhetin e Shtetit.

Mjetet qe do te perdoren nga punonjesit e policise ne kontrollet e qarkullimit rrugor duhet te jene detyrimisht te pajisura me dokumente te rregullta dhe te kene shlyer te gjitha detyrimet financiare per mbajtjen dhe lejimin e qarkullimit te tyre - mesohet te kete qene udhezimi i drejtorit te pergjithshem.

Perdorimi i automjeteve private ne kontrollet e policise rrugore ne trafik pritet te nxjerre nga maskimet pas shkurreve mjetet e policise me te cilat kryhet mbikeqyrja dhe kontrolli me radaret e zakonshem.

Ne fakt prej disa muajsh policia Rrugore ka blere pajisje moderne ne radar kontrolli te cilet filmojne dhe fotografojne mjetet qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor te maskuara ne mbikalime dhe ne kurthe te tjera per drejtuesit e makinave. Pajisjet duket se kane filluar ti nxjerrin leket e veta pasi numri i gjobave thuajse eshte dyfishuar nga muaji i kaluar ndersa mjetet e bllokuara per shkelje te renda eshte disa here me i madh se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Policia Rrugore ka vendosur edhe sinjalistika lajmeruese per vrojtimet me radar.
e.n/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›