E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtari japonez detyrohet të pijë ujë nga Fukushima

Yasuhiro Sonoda u paraqit nervoz në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizione ndërkohë që i dridheshin duart teksa pinte ujin.

Uji që ai piu ishte marrë nga dy pellgje poshtë dy ndërtesave të reaktorëve. Uji dekontaminohet para se të përdoret për ujitje bimësh etj.

Gazetarët vijimësisht kanë vënë në dyshim sigurinë e procedurës.

Sonda, i cili shërben si zëdhënës i zyrës së Parlamentit tha gjatë konferencës për shtyp: “Vetëm të pish ujë të dekontaminuar nuk do të thotë se siguria është konfirmuar. T’i prezantosh publikut të dhëna është rruga më e mirë për këtë”.

Një tjetër shenjë se qeveria ka rritur vetëbesimin tek siguria e impiantit, është lejimi i gazetarëve të vizitojnë Fukushimën me 12 nëntor.

Kjo do të jetë hera e parë që gazetarët lejohen të hyjnë në këtë ambient që prej tërmetit dhe cunamit të 11 marsit./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-01 16:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›